Arbëri

Thaçi: Më 2 korrik Kosova kishte treguar se do të vendosë vetë për fatin e saj

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka kujtuar 2 korrikun e 1990, datë në të cilën, siç ka thënë Kosova ka treguar se do të vetëvendosë për fatin e saj.

“Më 2 korrik 1990, Kosova kishte treguar se do të vendos vetë për fatin e saj dhe nuk do të durojë diskriminimin dhe represionin. E kujtojmë me respekt këtë datë, bashkë me gratë dhe burrat që kontribuuan shumë për jetësimin e aspiratave tona”, ka thënë Thaçi.