Arbëri

Von der Leyen të martën në Tiranë e të mërkurën në Prishtinë

Descriptive Text

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, të martën do të jetë për vizitë në Tiranë, ku do të takohet me krerët shtetërorë.

Ajo do të mbërrijë në mëngjes në Tiranë e do të pritet me ceremoni shtetërore. Do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama nga ora 9:00, ndërsa nga ora 11:15 do të ketë konferencë të përbashkët me Ramën.

Ajo do të vizitojë edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Të mërkurën do të vizitojë Kosovën.

“Presidentja gjatë vizitës në këto shtete, do të shpreh lidhjen me rajonin dhe të ardhmen evropiane të rajonit. Do të takohet me çdo lider, duke filluar nga nesër me ata në Shqipëri, e Maqedoni të Veriut. Po ashtu do të diskutojë gjatë vizitës edhe situatën specifike, që është eskalimi momental i situatës mes Kosovës e Serbisë. Kemi bërë të qartë qëndrimin tonë dhe se sa me rëndësi është që palët të ulen e t’i japin fund eskalimit. Duhet gjetur një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë Dana Spinant, zëdhënëse e Komisionit Evropian gjatë konferencës për media.