Arbëri

AAK-ja fton seancë me urgjencë për ta diskutuar situatën në veri

Descriptive Text

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për të diskutuar situatën në veri.

Këtë Tahiri e ka bërë përmes Facebookut, duke thënë se do të kërkojnë mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës. Në anën tjeter, kryeministri i Shqipërisë sot është takuar me liderë partish në Kosovë, ndër ta edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se nuk kanë pasur rastin të flasin për çështjen e “Ballkanit të Hapur”, si iniciativë, që sipas Haradinajt, e mbështetë vetëm pasi ta njohë Serbia Kosovën. Të dy kanë biseduar për situatën në veri dhe kanë potencuar rëndësinë që ka lidhja hekurudhore.