Arbëri

Kryetarët e komunave në veri i kërkojnë KFOR-it të qëndrojë neutral

Descriptive Text

Kryetarët e komunave në veri të vendit kanë takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Franko Federicin, të cilët i kanë kërkuar të qëndrojnë neutral.

Lista Serbe ka shkruar në Facebook se Federicit i kanë kërkuar të veprojnë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Është e nevojshme që për shkak të serisë së incidenteve të shkaktuara nga Forcat Speciale ROSU në ditët e mëparshme, prania e KFOR-it të forcohet në mënyrë që të parandalohen incidente të tilla dhe të ruhet paqja”, thuhet në reagimin e tyre.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të përmbahen dhe të mos bien në provokime. Komandanti tha se KFOR-i nuk do të ndërhyjë në çështjet politike ose në largimin e barrikadave me dhunë.”