Arbëri

8 të vdekur e 768 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 8 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 768 raste pozitive me COVID-19 nga 5,005 testime të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 986 qytetarë, ndërkaq në të gjithë Shqipërinë, numri i rasteve aktive është 12,257.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.