Arbëri

Deri më tash janë lëshuar mbi 6300 targa të përkohshme të Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka bërë të ditur se që kur ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit të targave të automjeteve me Serbinë, janë lëshuar 6375 targa të përkohshme të Kosovës, bazuar në të dhënat e Agjencisë për Regjistrim Civil.

Targat janë lëshuar në të gjitha pikat kufitare dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Kosovë.

Te pika kufitare Dheu i Bardhë janë lëshuar 1616 targa, në Merdarë 1309, në Muçibabë 695, në Vermicë 291, në Kullë 213, Han të Elezit 134, Mutivodë 87, Stançiq 75, Jarinjë 13, Bërnjak 11 e Glloboçicë 3.

Ndërkohë në Qendra të Regjistrimit të Automjeteve, në Prishtinë janë lëshuar 341, Gjilan 205, Fushë Kosovë 154, e Shtërpcë 139. Në Mitrovicë Veriore 90 sosh.