Arbëri

Osmani në vizitë në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar zyrtarisht në SHBA e shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Osmani në margjinat e sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, do të ketë takime me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, me presidentë, kryeministra e ministra të jashtme.

“Presidentja Osmani, po ashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim. Ndërkaq në Universitetin Columbia, Presidentja do ta ketë një ligjëratë dhe diskutim. Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet nga Presidenca.