Arbëri

AP: Shqipëria në krye të renditjes botërore për numrin e grave në kabinetin qeveritar

Kuvendi i Shqipërisë të premten aprovoi kabinetin qeveritar të dominuar nga gratë, me qëllim që të rikthejë vendin në zhvillim ekonomik duke u fokusuar në turizëm dhe bujqësi, infrastrukturë dhe energji.

Pas një debati 20-orësh, parlamenti me 140 ulëse votoi 77-53 për kabinetin e ri të kryeministrit Edi Rama dhe programin e tij, raporton Associated Press.

Partia Socialiste siguroi një mandat të tretë më 25 prill në zgjedhjet parlamentare, me 74 ulëse. Partia Demokratike, që është partia më e madhe opozitare, mori 59 ulëse.

Rama u mburr në fjalimin e tij se “qeveria e re do të hyjë në histori me kabinetin me numrin më të lartë të grave” – 12 në 17 anëtarëve të kabinetit, duke e çuar Shqipërinë në krye të renditjes botërore sa i përket përqindjes së grave që mbajnë poste në kabinet.

Sfidat më të mëdha të qeverisë do të jenë kompletimi i projektit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe përballja me pandeminë e ndikimi në ekonomi, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe trafikimi me drogë.

Rama dëshiron ta bëjë Shqipërinë deri në vitin 2030 “një kampion absolut të turizmit në Ballkan”.