Arbëri

Berisha e cilëson Bashën si “ish-kryetar” të PD-së

Descriptive Text

“Thikë pas shpine” e ka cilësuar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vendimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar.

Këtë deklaratë Berisha e ka bërë në prani të demokratëve në takimet që ai ka nisur dhe i ka quajtur si “foltorja”. Berisha nuk i ka kursyer edhe batutat duke e quajtur Bashën si “ish-kryetar” të PD-së.

“Kryetari ynë, më falni ish-kryetari jonë u mor me karrigen e tij…. lapsus. Zoti Basha u mor me karrigen e tij në atë kohë. Berisha doli “non grata” me një akuzë që ajo nuk ka asnjë fakt dokument dhe argument. Lulzim Basha bëri një akt të pashembullt, mendoj unë, në historinë e një vendi dhe të një shteti. Pa pyet asnjë njeri del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës duke i futur një thikë pas shpine. Mbi të gjitha shkeli parimet mbi të cilat është ngritur Partia Demokratike. Kjo parti është liri e të drejtave njerëzore. Është parti e të drejtave. Janë gardiane të interesit kombëtar. Ju futi thikë pas shpine forumeve të PD-së. Thirri koordinator. Po kujt i futi thikën tjetër ai? Juve dhe anëtarëve të PD-së. Vullnetit tuaj të shprehur në forume. Ky i asgjësoi të gjitha. Prandaj dhe ja ku jemi. Por tani vëreni vetën në pozitat e dy zgjedhësve”, tha Berisha.

Lideri historik i të djathtës në Shqipëri u përjashtua nga PD-ja pas vendimit të kreut të kësaj partie, Lulzim Basha. Berisha është shpallur person “non grata” nga SHBA-ja.