Arbëri

Bien temperaturat në dy ditët e ardhshme, shi e shkarkime rrufesh

Dy ditët e ardhshme në Kosovë do të pasojnë me temperatura më të ulëta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot i vranët që do të krijojë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”.

IHK njoftoi se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.