Arbëri
Hoti fton të gjitha partitë të bashkohen kundër “përpjekjes jokushtetuese të Thaçit”
Pas reagimit zyrtar që erdhi përmes një komunikate nga LDK-ja, në profilin e tij në Facebook ka reaguar edhe kandidati për kryeministër i koalicionit rreth kësaj partie, Avdullah Hoti.
“Ne kundërshtojmë përpjekjet jo kushtetuese të presidentit Thaçi për të marrë pjesë në dialog me Serbinë krye në vete. Ftojmë partitë e tjera politike të bëjnë të njëjtën gjë. Nuk e kam të qartë kujt i jep përgjegjësi Presidenti për bisedat që mund të bëjë, kush i përcakton temat dhe kush merr përgjegjësi për realizimin e marrëveshjes së arritur pasi Presidenti ka rol të caktuar dhe të kufizuar kushtetues”, ka thënë Hoti.
