Arbëri

Mot me diell gjatë së martës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave parashihen intervale të gjata me diell dhe vranësira të ulëta, të cilat do jenë më të fokusuara gjatë së enjtes dhe vikendit.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, derisa ato maksimalet 26-29 gradë.

“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s”, thuhet në njoftim.