Arbëri

Shtyhet seanca gjyqësore për vrasjen e Ivanoviqit

Është shtyrë seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Këtë për KOHËN e ka konfirmuar avokati Musa Damati, duke thënë se nuk ka njohuri për arsyen e shtyrjes.

“Seanca për rasti Ivanoviq e planifikuar që të mbahet nesër në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është shtyrë dhe nuk do të mbahet. Shqyrtimi gjyqësor në këtë rast do të vazhdojë më 17 shtator”, ka thënë Musa Damati avokat i të akuzuarës Silvana Arsoviq.

Udhëheqësi i Nismës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviq ishte vrarë pas një atentati me armë zjarri orët e para të mëngjesit të 16 janarit më 2018.