Arbëri

Të rinjtë në Kosovë dhe Serbi kërkojnë të publikohet përmbajtja e marrëveshjes për hapjen e arkivave

Descriptive Text

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosovë) dhe ajo në Serbi (YIHR Serbi) kanë kërkuar nga ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë që të publikohet një dokument në gjuhën shqipe e në gjuhën serbe mbi shkëmbimin apo hapjen e arkivave sekrete, dhe atë të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Mbi të gjitha, familjet e të zhdukurve duhet të informohen për hapat e mëtejshëm në kërkimin e personave të zhdukur. Dy organizatat tona kërkojnë që qeveritë e Serbisë dhe Kosovës, me ndërmjetësimin e BE -së, të nxjerrin një marrëveshje unike të bërë nga bashkëpunimi i të gjitha institucioneve në zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, e cila do të rregullonte dhe harmonizonte qartë rregulloret kombëtare me qëllim të gjetjes dhe hapjes së arkivave të ndryshme. Një marrëveshje e tillë duhet të ketë mekanizma kontrolli, të cilët do të sigurohen nga BE-ja si lehtësues, si dhe raporte periodike të zbatimit. Përveç kësaj, është e nevojshme që Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës të iniciojnë ndryshime në Kodin Penal, si dhe në ligjet për personat e zhdukur, në mënyrë që zhdukja e dhunshme të bëhet një krim i veçantë në përputhje me Konventën e OKB-së për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja e Dhunshme, me qëllim që të shpejtohet gjetja e personave të zhdukur dhe ndjekjen penale të atyre që fshehin informacione”, thuhet në komunikatën e YIHR Kosovë dhe YIHR Serbi.