Arbëri

Policia vendos shirita afër vendit ku u vranë zyrtarët e PDK-së

Policia ka vendosur shirita disa metra larg vendit të ngjarjes ku u vranë dy persona e u plagosë një tjetër në Pejë mbrëmjen e së mërkurës.

Në vendngjarje aktualisht kanë dalë Policia bashkë me Prokurorinë dhe ekipet tjera hetuese për të marrë mostra dhe për të analizuar rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Policia nuk po i lë as familjarët të afrohen afër vendit të ngjarjes.