Arbëri

Ministri serb: Për paqe në Ballkan duhet respektuar e dëgjuar serbët

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, mendon se paqja në Bosnjë-Hercegovinë dhe stabiliteti në Ballkan, është e lidhur me atë se sa respektohen dhe dëgjohet mendimi i serbëve.

Ai, duke folur për situatën në Bosnjë, ku serbët kërkojnë ndarjen e këtij shteti, tha se duhet të merret parasysh mendimi i serbëve.

“Nen jetojmë në hapësirën më të madhe. Kur një pjesë e popullit tonë është e rrezikuar, atëherë është rrezikuar gjithë populli serb. Ne për paqe do të bëjmë gati gjithçka, por për liri gjithçka”, ka thënë Vulin, përcjell portali “Nezavisne”.

Ministri serb njihet për nacionalizimin e tij, për gjuhen e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve si dhe për promovimin e “botës serbe”, që është vlerësuar si një modifikim i projektit për “Serbinë e madhe”, projekt që nxiti shumë luftëra.