Arbëri

Zyrtari i VV-së: Ramush mos u tut, Albini nuk çon në burg, por drejtësia mundet

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, i është kundërpërgjigjur kreut të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, që kishte kërkuar ditë më parë nëpërmjet një postimi dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai e kishte pyetur Kurtin se “Ku po na çon?”.

“"Ku po na çon?" Albin - pyet Ramushi në shumës. Mbase mirëfilli donte me ditë: në Dyz a në Dubravë?! E ka kap frika. Mirëpo Albini nuk çon askënd në burg. Drejtësia mundet, mbasi të provohet faji. Prandaj, mos u tut Ramush! Sigurisht, nëse e di veten të pafajshëm para drejtësisë”, ka shkruar Feraj në Facebook.

Feraj ishte kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.