Arbëri

Sot shënohet 22-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovë sot shënon përvjetorin e 22-të të themelimit të saj në një ceremoni solemne që mbahet nga ora 10:00 në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Në këtë ceremoni për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët janë dalluar me meritat e tyre në kryerjen e detyrës, do të ndahen dekorata.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi./KosovaPress/