Radhë të gjata po ka në pikën kufitare në Vërmicë, ku qytetarët po duhet të presin deri në tri orë për të hyrë në territorin e Kosovës.
Në dalje pritjet janë deri 15 minuta.
Në të vërtetë për pritjet e gjata qytetarët në shenjë proteste i kanë rënë borisë.
Pritjet e gjata janë vetëm në pikën në Vërmicë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat tjera kufitare pritjet janë tri deri në pesë minuta.
-
5 shtator 2021 23:21
-
Shpërndaje në: