Arbëri

Vuçiq: Kosova mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës, por jo edhe në INTERPOL e UNESCO

Foto: Facebook

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për televizionin “TV Prva”, se Kosova ndoshta do të përpiqet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës në një të ardhme të afërt, por se nuk do të ketë edhe sukses në tentimin për anëtarësim në INTERPOL e UNESCO.

Vuçiq ka shpjeguar se Kosova ka një pozitë më të favorshme për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe se ajo mund të bëhet anëtare atje, por se nuk do të mund të anëtarësohet edhe në Interpol e UNESCO.

“Në Interpol e UNESCO do t’i mposhtim ata, në Këshillin e Evropës është shumë e vështirë pçër ne. Kandidatura e tyre e parë zyrtare do të pasojë në ditët në vijim dhe do të na japë hapësirë dhe më pas do t’ui tregojmë se ne nuk mund të rrijmë duarkryq dhe se mund të kthejmë në mënyrë reciproke se si mbrohet urdhri i Kombeve të Bashkuara, e drejta ndërkombëtare dhe se si mund të luftojmë për popullin tonë dhe për vendin tonë”, ka thënë Vuçiq.

Sipas Vuçiqit në ditën kur Kosova fillon të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, do të pasojë fushata e Serbisë për çnjohje.

“Kur të fillojnë ata të bëjnë këtë, pas disa ditës, ata do të shohin se vendet tjera do të tërheqin njohjet e tyre”, ka thënë Vuçiq.