Arbëri

SHSKUK: Mbi 1,000 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, 79 të tjerë në gjendje të rëndë

Nëpër qendrat e shërbimit spitalor të Kosovës po trajtohen 1209 pacientë për COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1102 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1019 me oksigjenoterapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore, ka njoftuar SHSKUK-ja.

Në klinika COVID-19 të QKUK-së, në trajtim janë 411 pacientë, 405 të konfirmuar me COVID-19, 357 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 798 pacientë, 697 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 662 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 114 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 112 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 166 pacientë

Spitali i Gjakovës, 112 pacientë

Spitali i Pejës, 212 pacientë

Spitali i Gjilanit, 139 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 37 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 56 pacientë

Spitali i Ferizajt, 76 pacientë