Arbëri

Rama: Para 30-vjetësh shqiptarët ikën nga talebanët e kuq të Tiranës dhe Milosheviqi

Descriptive Text

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për BBC-në, ka thënë se shqiptarët i kanë pranuar refugjatët afganë, pasi vetë dikur kishin përjetuar atë që ata po e jetojnë sot.

Duke folur për pritjen që Shqipëria dhe Kosova u kanë bërë qindra refugjatëve afganë, që po ikin nga talebanët, Rama ka thënë se dikur vetë shqiptarët ishin “afganë”.

“Vendimi na erdhi shumë natyrshëm, pasi vetëm 30 vjet më parë ne ishim afganët, në anën tjetër të bredgetit të Adriatikut, në përpjekje për të gjetur strehë në Itali dhe më tej në Evropë të dëshpëruar për t’u ikur talebanëve të kuq të Tiranës. Ndërkohë, gjatë luftës në Kosovë, u hapëm dyert për t’iu dhënë strehë gjysmë milioni refugjatëve që kërkonin t’i shpëtonin spastrimit etnik nga Sllobodan Millosheviqi në Beograd”, ka thënë ai duke shtuar se të gjithë shqiptarët “i njohin anët e tiranisë”.

Rama ka thënë se qëndrimi i refugjatëve afganë do të jetë i përkohshëm deri në largim drejt SHBA-së.

Ai ka shprehur skepticizëm për menaxhimin e Afganistanit nga talebanët.

Shqipëria e Kosova kanë pranuar të strehojnë përkohësisht mijëra afganë, që kishin punuar me SHBA-në dhe NATO-n në 20 vitet e fundit sa në këtë shtet ishte Ushtria Amerikane. Këtë javë përfundoi edhe tërheqja e amerikanëve duke e lënë shtetin në duart e talebanëve. Qindra mijëra afganë kanë ikur për shkak të frikës se talebanët do t’u hakmerren për bashkëpunimin me forcat ndërkombëtare.