Arbëri

Pritje në Merdare, dy orë për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit është rritur fluksi i veturave në pikën kufitare në Merdare.

Sipas këtij njoftimi, pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdare janë afërisht dy orë, ndërsa te Dheu i Bardhë janë vetëm deri në gjysmë ore. Në atë të Vërmicës pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 deri në 25 minuta.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë shumë të vogla, nga tre deri në pesë minuta.