Arbëri

Rritet deficiti, bie eksporti

Descriptive Text

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se deficiti në tregtinë e mallrave u karakterizua me një rritje vjetore prej 7.4 për qind në vitin 2016, si pasojë e rënies së eksporteve dhe rritjes së importeve.

“Eksporti i mallrave arriti vlerën prej 309.7 milionë euro, që përkon me një rënie vjetore prej 4.8 për qind, kurse rritje prej 0.2 për qind kishte në vitin 2015”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së, raporton RTKlive.

Sipas këtij raporti gjatë vitit 2016, deficiti i llogarisë rrjedhëse dhe kapitale ka shënuar vlerën prej 534.6 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 471.4 milionë euro sa ishte në vitin paraprak.

“Kjo rritje e deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale i atribuohet rritjes së deficitit në llogarinë e mallrave dhe rënies së shënuar në bilancin pozitiv të llogarisë së të ardhurave parësore. Në anën tjetër,bilancet pozitive të shërbimeve dhe llogarisë së të ardhurave dytësore shënuan rritje, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.