Arbëri

Afër 25 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Descriptive Text

Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar një rritje enorme. Si pasojë janë rritur edhe rastet e vdekjeve.

Të dhënat e fundit 24-orëshe treguan për 18 qytetarë që humbën jetën, ndërsa u shënuan mbi 2.200 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa rastet aktive kanë arritur afër 25 mijë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot, 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.