Arbëri

Tre të vdekur e 888 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 3 persona kanë vdekur dhe 888 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6,619 testime.

Shqipëria aktualisht ka 7,681 raste aktive ndërkohë që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 274 qytetarë.