Arbëri

Hoxhaj: Serbia ka vite që e përdor shitjen e armëve si mjet të politikës së jashtme

Descriptive Text

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherit ish-ushtrues së detyrës së kryetarit të kësaj partie, ka reaguar ndaj raportimeve të Amnesty International, se armët serbe janë identifikuar te grupet e armatosura në Afrikë.

“Serbia me vite po përdor shitjen e armëve si mjet të politikës së jashtme. Sot nëpër Afrikë dhe pjesët tjera të botës, armët serbe janë në duart e organizatave terroriste dhe diktatorëve që i përdorin ato kundër qytetarëve të pafajshëm”, ka shkruar Hoxha në Twitter.