Arbëri

13 të vdekur dhe 1901 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Descriptive Text

Trembëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 1901 raste të reja pozitive, sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.

Me 13 të vdekurit sot numri i rasteve të vdekjeve si pasojë e virusit, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 2356. Nga të vdekurit katër persona janë mbi 80-vjeç, katër të grupmoshës 70-79, nga dy të grupmoshave 60-69 dhe 50-59 si dhe një i grupmoshës 40-49 vjeçare.

1901 rastet e reja kanë dalë nga testimi i 10 mijë e 848 mostrave. Grupmosha 20-29 vjeçare prin me numrin më të madh të rasteve të reja, gjithsej 416. Rreth 250 janë më të rinj se 20-vjeç.

Në nivel të përgjithshëm, deri tash janë regjistruar 132 mijë e 277 raste pozitive. Nga ta 107 mijë e 999 janë shëruar. Numri i rasteve aktive ka arritur në vlera rekorde – 21 mijë e 922.