Arbëri

Azemi: Të zhgënjyer me Qeverinë, Kurti nuk i realizoi premtimet

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një konferencë për media ka thënë punëtorët e sektorit privat janë të përbuzur nga qeveria.

Ai ka thënë se si rezultat i mosimpelmentimit të ligjit një pjesë e madhe e sektorit privat janë duke e lënë punën dhe janë duke e marrë orientimin e padëshiruar për të shkuar në mërgim.

|Dhe një pjesë e tyre po e lënë për shkak se me rrogën që kanë nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet. Shumë kompani janë duke u mbyllur në mungesë të punëtorëve. Qeveria po thotë kemi rritje ekonomike për 7 për qind por neve na intereson pse nuk kemi rritje të pagës minimale, pse i sanksionon dhe shantazhon punëtorët e sketorit privat. Deri kur duhet të punojmë edhe për sektorin publik dhe edhe për serbët në veri. Asnjë punëtor në 80 për qind të kompanive që i kemi vizituar nuk ka më shumë se 12 ditë pushim vjetor. Qeveria e përkeqësoi edhe më shumë gjendjen e sektorit privat të veprimtarisë së prodhimit të bllokave me heqjen e taksës për importimin e bllokave e ne veçanti heqjen e taksës ndaj Serbisë. Pronarët kanë filluar ta reduktojnë numrin e punëtorëve dhe disa fabrika të bllokave për një kohë të shkurtër duhet ta mbyllin prodhimtarinë e tyre”, ka thënë ai.

Azemi ia ka përkujtuar kryeministrit Albin Kurti disa premtime për të cilat thotë se nuk i ka realiozuar.

Ai ka thënë se Kurti ka premtuar pagë minimale 350 euro dhe as që po bisedohet për të, ka premtuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, rritjen e numrit të inspektorëve të punës, pagesën për humbjen e vendit të punës për shkak të pandemisë, dialogun me sektorin privat që është trumbetuar dhe sipas tij, asgjë nuk ka realizuar nga këto.

“Gjatë kësaj periudhe ne humbëm 10 punëtorë të sektorit privat, i përgëzoj për ditën e festës zyrtare për policët e Kosovës por pyes kryeministrin që për punëtorët privat a nuk duhet të ketë një ditë të tyre. Kemi edhe një kërkesë që ta kenë parasysh, tani pandemia ka marr hov të madh besojmë që stimulim shtesë për punëtorët teknik të shkollave e institucionet shëndetësore. Jemi të zhgënjyer me bashkëpunimin dhe lëvizjet e Qeverisë në raport me sektorin privat janë zero”, ka shtuar tutje ai.