Arbëri

Elezi: Në 30 hapësira ku bëhet vaksinimi, tri prej tyre shfrytëzohen nga KQZ-ja

Descriptive Text

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se gjatë këtyre ditëve KQZ-ja ka pranuar nga Ministria e Shëndetësisë një listë të qendrave të vendeve ku ky institucione është duke bërë vaksinimin e qytetarëve.

Ai thotë se nga kjo listë, prej 30 hapësirave ku bëhet vaksinimi, është vërejtur se tri prej tyre shfrytëzohen nga KQZ-ja dhe janë salla e kulturës në Istog dhe Klinë salla e edukatës fizike në shkollën e mesme "Fegmi Agani".

Elezi ka thënë se do të shikojnë mundësinë për gjetjen e hapësirave për grumbullimin e materialit në mënyrë që të mos pengohet vaksinimi.

Ai ka thënë se qendër tjetër është edhe salla “1 Tetori” në Prishtinë.

“Nga të tria vetëm njëra është hapësirë që zhvillohet procesi i votimit, dy të tjera janë qendra për grumbullimin e materialit. Ne do të bëjmë zgjidhje të kësaj çështje sa i përket alokimit të votuesve. KQZ-ja para çdo procesi zgjedhor publikon qendrat e votimit. Votuesit vendvotimin mund ta gjejnë edhe në mënyrë elektronike siç është bërë edhe tash, porse KQZ-ja publikon vendvotimet ne faqen e saj”, ka thënë ai.

Duke folur për listat e personave të vdekur, ai ka thënë se do të bëhet publikimi i listave të votuesve në të gjitha komunat.

Elezi ka thënë se deri më 7 shtator qytetarët mund të kundërshtojnë këtë listë dhe nëse vërejnë paqartësi mund ta ndryshojnë atë.

“Gjatë ditës së djeshme kemi marrë raportin për regjistrimin e votuesve jashtë, ne kemi pranuar 18.836 aplikacione për regjistrim dhe janë aprovuar 15.577 aplikacione dhe janë refuzuar 3259 për shkak të mosplotësimit të kritereve. Fletëvotimet duhet të pranohen më së largu deri më 15 tetor”, ka thënë ai.