Arbëri

397 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Descriptive Text

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 397 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet.

Më së tepërmi raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 88 sosh. Në Durrës janë regjistruar 44, në Vlorë 42, e në Shkodër 38.

Rastet pozitive janë nga testimi i 4029 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 178 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 139.721 raste pozitive me koronavirus, janë shëruar 131.451, ndërsa 2478 kanë përfunduar me fatalitet. Janë 5792 raste aktive.