Arbëri

2 të vdekur e 522 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes e 522 raste të reja pozitive me COVID-19.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Shqipërinë janë kryer 6.662 testime.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive me koronavirus është 4.204.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shëruar 98 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,920 që nga fillimi i pandemisë.