Arbëri

Moti në Kosovë të martën

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën përpos vlerave të larta termike, parashihet që vende-vende të ketë riga shiut, që do të përsëriten edhe gjatë së mërkurës. Sipas IHMK-së, temperaturat parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

“Temperaturat minimale gjatë së martës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë celsius. Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10:00-17:00, ose të përdorim masat mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”.