Arbëri

Mot i nxehtë edhe të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar mot i nxehtë do të vazhdojë të mbizotërojë edhe të dielën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 33-35 gradë.

IHMK-ja ka këshilluar qytetarët të mos jenë në kontakt me diellin nga ora 10:00 deri në 17:00.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.