Arbëri

​51 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 137 pacientë janë të shtirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Nga ta, 100 tashmë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 82 janë në oksigjenoterapi dhe tre të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“137 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 100 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 82 me oksigjeno-terapi, 3 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK, 88 pacientë të shtrirë, 51 prej tyre Covid-19 pozitivë, 61 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 51 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre Covid-19 pozitivë, 21 me oksigjeno-terapi.

- Spitali i Prizrenit, 9 pacientë

- Spitali i Gjakovës, 14 pacientë

- Spitali i Pejës, 13 pacientë

- Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

- Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

- Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient