Arbëri

Më shumë se tri orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdarit

Edhe gjatë ditës së diele, pritjet në pikë kalimin kufitar në Merdar janë të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se këto pritjet në këtë pikë janë më të gjata në dalje.

Sipas njoftimit, pritjet në dalje janë më shumë se 3 orë, ndërkaq në hyrje janë deri në një orë.

Pritje të gjata sipas njoftimit, ka edhe në dalje të pikë kalimit kufitar te Dheu i Bardhë, saktësisht deri në 1 orë e gjysmë.

Image