Arbëri

Kosova ka 1,659 raste aktive me COVID-19

Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë janë regjistruar 352 raste të reja me COVID-19, nga 5,204 testime.

Kjo ka bërë që numri i rasteve aktive me koronavirus të shkojë në 1,659 sosh.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Prizreni.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës. Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.