Arbëri

Mot me temperatura të larta sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së diele, në Kosovë do të mbajë mot me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim.