Arbëri

Kushti i Pacollit për LDK-në

Udhëheqja e resurseve ekonomike ka qenë kushti i Behgjet Pacollit karshi LDK-së për lidhjen e koalicionit.

Në një intervistë për Rubikon të KTV-së, Pacolli bëri të ditur se do të gjejnë deri në 70 për qind të prodhimeve të cilat deri tash nuk janë të përdorshme.

“Ky është edhe akordi ynë. Kemi qenë për tri vite e gjysmë në koalicion me PDK-në dhe kam ardhur e jam ankuar këtu se te ne është tkurrë hapësira për veprim”, ka thënë ai.

Heqja dorë prej një vendimi të tillë, thotë Pacolli nuk ka kuptim, në të kundërtën nuk ka arsye për qeverisje të përbashkët LDK-AKR.

E për këtë Pacolli theksoi se jo domosdo duhet udhëheqje e një njeriu të AKR-së. Mirëpo prapa tyre do të qëndrojë gjithmonë ai dhe ekspertët e tij, nëse jo si njerëz të parë, atëherë do të jenë të dytit.