Arbëri

Kosova pranon kritikat e DASH për trafikimin me qenie njerëzore

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2016 nuk ka përmbushur minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit me qenie njerëzore. Në raportin e tij, ky departament Kosovën edhe këtë vit e rendit në pozitën e dytë bashkë me disa vende të tjera, të cilat qëndrojnë keq në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, transmeton KTV.

Megjithatë, DASH-i ka thënë se Kosova ka treguar shenja që po bën përpjekje për përmirësimin e gjendjes. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se MPB-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Hyseni ka thënë se pajtohet me nëntë rekomandimet e dala nga ky raport. Ndër të tjera, ministri Hyseni ka përmendur edhe fëmijët lypsarë, të cilët, sipas tij, janë të manipuluar.

Në mesin e rekomandimeve të DASH-it, është që të caktohen gjyqtarë dhe prokurorë të posaçëm për trajtimin e rasteve të trafikimit me njerëz.