Arbëri

Drejtori i Shërbimit Korrektues, ushtrues detyre i kundërligjshëm

Shumë zyrtarë të shtetit mbajnë pozitat e tyre si ushtrues detyre për periudha më të gjata se tre muaj. Njëjtë ka ndodhur edhe me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i cili që nga viti 2015, mban pozitën si ushtrues detyre, raporton KTV. Për këtë çështje, Ministria e Drejtësisë ka marrë vërejtje edhe në Raportin e Auditimit.

Vetë Sokol Zogaj nuk ka dashur të prononcohet për këtë temë, duke thënë se shumë shpejt kjo çështje do të mbyllet. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë, para pranimit të raportit të auditimit, ka shpallur pozitën për drejtor të Shërbimit Korrektues. Mirëpo, pjesëtarë të shoqërisë civile vlerësojnë se Ministria e Drejtësisë ka bërë shkelje ligjore, duke lejuar që pozita si ushtrues detyre të mbahet më shumë se 6 muaj. Sipas Arton Demhasajt nga organizata “Çohu”, të gjithë ata që janë në pozita si ushtrues detyre, nuk mund të jenë efikas.