Arbëri

Shqipëria do të rrisë kapacitetet e strukturave antitrafikim

Descriptive Text

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, reagoi sot pas problematikave të parashtruara në Raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për Trafikimin e qenieve njerëzore.

“Qeveria shqiptare dhe Ministria e Punëve të Brendshme luftën kundër trafikimit të personave e kanë vendosur në krye të listës së prioriteteve, nëpërmjet një angazhimi maksimal dhe reagimit me masa konkrete. Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj shprehet thellësisht i angazhuar për të rritur kapacitetet e strukturave antitrafikim, në zbatimin e Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në këtë raport theksohet se Shqipëria nuk përmbush kushtet minimale për eliminimin e trafikimit.

Raporti i rekomandon Shqipërisë që të zbatojë ligjin që përjashton viktimat nga dënimi në raste të tilla; të trajnojë policinë, të vazhdojë që hetojë, ndjekë dhe dënojë fuqishëm trafikantët.