Arbëri

Mot i nxehtë të premten në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i nxehtë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë së premtes. Masat e nxehta të ajrit të ardhur nga Afrika Veriore do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese.

“Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK.