Arbëri

Gjuriq thotë se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova

Ndërsa patriarku serb Irinej, i cili mbajti liturgji në manastirin e Graçanicës, u ka bërë sot thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë që të mos lëshojnë vatrat e tyre dhe të mos shesin pronat, drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq përsëriti se Serbia do të vazhdojë të ndihmojë serbët e Kosovës dhe se nuk do të heqë dorë nga Kosova.

“Kosova nuk është vetëm, andaj është e rëndësishme që sot të porositim se nuk do të heqim dorë nga lufta jonë për Kosovën, dhe kjo nuk është luftë vetëm për territor dhe kilometra katrorë, por është edhe luftë për ruajtjen e identitetit tonë”, ka thënë Gjuriq.