Arbëri

Veseli mirëpret eksperiencat e Iowas në Kosovë

Descriptive Text

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot një delegacion të shtetit të Iowas (SHBA), i kryesuar nga sekretari për Bujqësi, Bill Northey.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli dhe sekretari Northey, kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti i Iowas dhe SHBA-të i kanë dhënë shtetit të Kosovës, transmeton Koha.net.

Kryetari Veseli tha se industrializimi i bujqësisë, edukimi profesional dhe akademik në këtë fushë si dhe rritja e investimeve në bujqësi, janë prioritete të shtetit të Kosovës.

Ai po ashtu tha se eksperienca e shtetit të Iowas dhe bashkëpunimi i deritashëm do të vazhdojnë dhe do të thellohen edhe më shumë.