Arbëri

Mustafa flet për reformat ekonomike, Apostolova e BE-së përmend korrupsionin

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka shprehur edhe një herë përkushtimin e Qeverisë së tij që të krijojë kushte të favorshme ekonomike për investitorët e huaj, posaçërisht për ata të Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Ai në raundin e dytë të Platformës së dialogut për investime, që u organizua nga Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Qeverinë dhe me Zyrën e BE-së në Kosovë, tha se po bëjnë përpjekje që t’i joshin investitorët e të gjitha vendeve, në mënyrë që të mos ketë ndarje gjeografike.

Në këtë tryezë Mustafa dhe një pjesë e ministrave të kabinetit të tij kanë folur për reformat ekonomike për ndikimin në thithje të investimeve.

Por shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalie Apostolova, ka tërhequr vërejtjen se prioritet i institucioneve duhet të jetë sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit, si dhe trajtimi i barabartë i bizneseve.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.