Arbëri

Zbulohet varr masiv i viktimave të diktaturës në Përmet

Në Përmet, sot është zbuluar një varr masiv i viktimave të diktaturës, ka njoftuar gazeta Konica.

Bëhet me dije se varri është zbuluar nga kompania, e cila ishte duke bërë punime për ndërtimin e rrugës.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve, Nebik Çika.

Çika është shprehur se vendi ku është gjetur varri dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e disidentëve.

Raportohet se në një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar një varr ku janë të varrosur 4 trupa dhe një tjetër pak më tutje.

“Ka qenë repart ushtarak i sigurisë së shtetit. Askush nuk futej nga qytetarët. Tani ka pallate, por dikur ka qenë zonë e ndaluar për qytetarët. Deri më 1991 ishte qendra e trajnimit të forcave të Ministrisë së Brendshme. Këto vende në bazë të dokumenteve nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, janë përdorur edhe për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë. Këto vende janë përdorur si vende pushkatimi ose varrosje të atyre që kishin vdekur nga torturat. Dëshmitë e njerëzve thonë që njerëzit varroseshin këtu”, ka thënë Çika. \konica.al