Arbëri

ATK-ja e para në raportin OECD-së mbi konkurrencën në Evropën Juglindore

Descriptive Text

Administrata Tatimore e Kosovës është vlerësuar më së miri në Raportin e OECD-së mbi Konkurrencën në Evropën Juglindore 2021, ka bërë të ditur ky institucion.

Sipas një njoftimi të ATK-së, ajo është vlerësuar fushat: tiparet, funksionet dhe organizata, në vlerësimin e përmbushjes dhe menaxhimin e rrezikut, pavarësinë dhe transparencën, deklarimin tatimor dhe procedurat e pagesës, shërbimet ndaj tatimpaguesve.

Në këtë raport përfshihen gjashtë vende të Evropës Juglindore, si: Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

“Raporti vlerëson në mënyrë gjithëpërfshirëse reformat e politikave në ekonomitë e Evropës Juglindore. Ky raport synon t'u ofrojë politikë bërësve të Evropës Juglindore një mjet krahasimi shumëdimensional, duke u mundësuar atyre të krahasojnë performancën ndaj kolegëve rajonalë si dhe praktikat e mira të OECD dhe të hartojnë politikat e ardhshme bazuar në prova të pasura dhe rekomandime të veprimit të politikave’ thuhet më tutje në njoftimin e ATK-së.

Tutje, në këtë raport ATK, vlerësohet lartë për zbatimin e funksionit të hetimit të mashtrimeve tatimore, mbikëqyrjen e vlerësimit të përmbushjes tatimore dhe menaxhimin e rrezikut, dhe avancimin e shërbimeve elektronike.