Arbëri

Nis greva e punëtorëve të ATK-së

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka nisur grevën 3-orëshe (09:00 - 12:00), duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Kjo grevë është vazhdimësi e grevës paralajmëruese të mbajtur në maj të këtij viti, dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Sindikata ka paralajmëruar se do të shkojë duke ashpërsuar grevën, nëse nuk plotësohen kushtet e saj nga Qeveria.

Kërkesat e punëtorëve të ATK-së kanë të bëjnë me krijimin e kushteve më të mira të punës, ndryshimin e statusit të ATK-së, kompensimet dhe të tjera.