Arbëri

Sot dita më e nxehtë e javës

Mot i nxehtë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë së mërkurës e së enjtes.

Të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave të kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Të enjten pasdite nëpër disa pjesë të vendit pritet të ketë shi e stuhi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.

Nga e premtja e tutje, parashihet rënie e temperaturave. \ ksp